Çështjet gjinore janë të rëndësishme për çdo individ në një shoqëri. Secili prej nesh ka një identitet gjinor në thelbin e personalitetit të tij ose të saj. Ai ndikon në mundësitë tona, si dhe në pengesat me të cilat përballemi në një shoqëri, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm për të ose jo. Gjinia nuk është e përcaktuar biologjikisht, por një mënyrë e ndërtuar nga shoqëria se si një person duket, vepron, çfarë lloj sjelljeje i lejohet, çfarë pritet nga ai person, si e zgjedh ai një profesion, çfarë pozicioni merr ai në një organizatë , etj. Shoqëria krijon role dhe norma të ndryshme tek burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, dhe më vonë kjo rezulton në pabarazi të ndryshme në shumicën e sferave të jetës. Në të kundërt, barazia gjinore përfaqëson vizibilitet, fuqizim, përgjegjësi dhe pjesëmarrje të barabartë të të dyja gjinive në të gjitha sferat e jetës publike dhe private. Ajo gjithashtu lejon një akses dhe shpërndarje të barabartë të burimeve midis grave dhe burrave. Së fundmi, do të thotë të pranosh dhe të vlerësosh në mënyrë të barabartë dallimet midis grave dhe burrave dhe roleve të ndryshme që ata luajnë në një shoqëri.