Ky kurs është synuar për kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiakë, drejtuesit dhe stafi kryesor në ndërmarrjet e shërbimeve publike, punonjësit në departamentet bashkiake për çështjet e shërbimeve, në drejtoritë e tokës– të gjitha ato që punojnë në çështjet e menaxhimit të aseteve çdo ditë, dhe në mënyrë të vazhdueshme merren me ndryshime të shumta në zgjidhjen e aspekteve financiare, teknike dhe ligjore të menaxhimit të infrastrukturës në sektorin e ujit. Qëllimi i kursit është të rrisë ndërgjegjësimin e audiencës lidhur me qëllimin, përfitimet dhe objektin e menaxhimit të aseteve në sektorin e ujit dhe atë të kanalizimeve, përfshirë: një të kuptuar më të mirë të konceptit, elementeve dhe proceseve të lidhura me menaxhimin sistemik dhe pro aktiv të aseteve; të kuptuarit e rregullimeve në qeverisjen dhe vendim-marrjen lidhur me menaxhimin e aseteve; të kuptuarit e marrëdhënieve ndërmjet aspekteve financiare, institucionale dhe teknike në menaxhimin e aseteve; prezantimin e mjeteve novatore, teknikave dhe praktikave më të mira në menaxhimin e aseteve dhe krijimin e një platforme të dobishme për shkëmbimin efektiv të njohurive dhe përvojës ndërmjet pjesëmarrësve.